Kosova për herë të parë në histori regjistron Treguesin Gjeografik – “Djathi i Sharrit” si Emërtim i Mbrojtur i Origjinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Pronësi Industriale, për herë të parë në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë vendim  për mbrojtjen e një produkti vendor, Djathit të Sharrit, duke u bazuar në Ligjin Për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.

Fakti se "Djathi i Sharrit" është një prodhim unik i Rajonit të Sharrit dhe karakteristikave të kulturës, tokës dhe mjedisit që janë të lidhura me emërtimin, pas vendimit për ta mbrojtur si emërtim i origjinës e bën atë edhe krenari kombëtare.

Kjo mbrojtje kontribuon në identifikimin e zonës unike që prodhon një produkt të veçantë duke e dalluar nga djathërat e tjerë e poashtu promovon prodhimin vendor dhe traditën e gatimit të djathit në Kosovë, dhe i ndihmon konsumatorët në sigurinë e cilësisë dhe origjinën e djathit të prodhuar në këtë rajon.

Me këtë mbrojtje, përdorimi i emrit “Djathi i Sharrit” përkatësisht mekanizmat e certifikimit dhe kontrollit të prodhimit do të sigurojnë standardet e cilësisë për këtë produkt.

Treguesi Gjeografik, në këtë rast "Djathi i Sharrit" i mbrojtur, ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit ekonomik të djathit në Kosovë dhe promovon turizmin rural. Bjeshkët e Sharrit duke qenë rajon ndërkufitar ia shtojnë edhe më tepër rëndësinë këtij produkti duke e bërë Kosovën si vendin e parë që mbron një produkt me këtë emërtim.

MINT përgëzon anëtarët e Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit, për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Regjistrimi i Djathit të Sharrit është ndër vendimet më të rëndësishme që Ministria ka marr në ruajtjen dhe mbrojtjen e produkteve vendore dhe promovimin e traditës sonë kombëtare.

MINT, do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e sa më shumë produkteve vendore me Tregues Gjeografik ose Emërtime të Origjinës.

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors