Kosova për herë të parë përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Bashkimit Evropian me datë 09 Korrik 2020 në Gazetën Zyrtare L 220/5, ka publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejtë eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është hera e parë që Kosova e fiton këtë të drejtë.

Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se i është nënshtruar disa kontrolleve të përcaktuara nga BE-ja, për të marrë të drejtën e eksportit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi ka ngritur këtë çështje në takime të ndryshme me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Bruksel, me të vetmin qëllim që të ju ndihmohet prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë plasimi i produkteve të tyre me origjinë shtazore në tregun e BE-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors