Kryeministri Kurti bashkë me ministren Hajdari dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rohde, vizituan Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

Bashkë me përfaqësues të ITP-së, Kryeministri Kurti, Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Rohde, zhvilluan një diskutim të afërt me ndërmarrës dhe akademik nga sektorët kryesorë të industrisë krijuese dhe kulturore, TIK, energjisë së gjelbër, shëndetësisë, arsimit dhe trajnimit profesional, dhe hulumtimit e zhvillimit.

Kryeministri Kurti, theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë ITP-në edhe në të ardhmen, duke shtuar se është shumë me rëndësi të bëhet ndërlidhja e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik me kërkimin, hulumtimin dhe zbulimin shkencor.

Ndërsa Ministrja Hajdari tha se përkrahja e Qeverisë së Kosovës dhe e Qeverisë së Gjermanisë për ITP, është dëshmi e bashkëpunimit të afërt me Gjermaninë si një shtet me përkrahje të madhe ndaj Kosovës, ku rrëfim i suksesit të kësaj përkrahje të përbashkët do të jenë sukseset dhe forcimi i bashkëpunimeve në mes bizneseve dhe institucioneve të arsimit dhe akademisë të vendosura në ITP.

Me këtë rast, Ministrja Hajdari po ashtu i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve të vendosura në ITP, për skemat e reja mbështetëse për inovacion të cilat do të lansohen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në fillim të muajit qershor në vlerë prej 1.9 milionë euro, në bashkëfinancim me Qeverinë e Luksemburgut.

Diskutimet e kësaj tryeze sollën reflektime të frytshme me synim të rritjes së kërkimeve, zhvillimit dhe inovacionit.

Vizita e Kryeministrit Kurti me Ministren Hajdari dhe Ambasadorin Rohde vazhdoi te “Coworking space” një hapësirë e punës së përbashkët, ku u prezantuan projektet inovative të ndërmarrësve të rinj në sektorët prioritar për të ardhmen e qëndrueshme.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors