Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave dhe krijimi i mundësive të barabarta kanë rëndësi të veçantë për shoqërinë

Me ftesë të Agjencisë për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka marrë pjesë në Takimin e 11-të Konsultativ të Nivelit të Lartë.

Në panel, ministrja Kusari-Lila ka diskutuar së bashku me Flora Maculën, Shefe e Stafit në Zyrën e Kryeministrit; Arton Ahmetin, Sekretar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve; Bogusław Gertrudën nga Zyra e BE-së në Kosovë; Nicole Farnsworth, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës; Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore; dhe Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.

Ajo ka theksuar se mbështetja për gratë duhet të përkthehet në mundësi konkrete për krijimin dhe zhvillimin e bizneseve, duke theksuar se në këtë drejtim, ka veçuar skemën prej 1 milion eurosh për gratë ndërmarrëse në fushën e inovacionit, e hapur më 23 tetor 2026.

Gjatë diskutimit, ministrja u fokusua edhe te financimi i organizatave të shoqërisë civile dhe ndryshimet që synohet të realizohen në këtë drejtim, përmes Fondit të Inovacionit dhe ndryshimeve në Rregulloren 18/1.

Sipas saj, një tjetër drejtim ku do të angazhohemi së bashku me Ministrinë e Punës, Familjes, Mirëqenies dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare gjatë vitit 2027 është ndërmarrësia sociale, duke synuar ndërthurjen e aktivitetit ekonomik me përfitimin shoqëror, si dhe duke krijuar vende pune dhe mundësi për përfshirjen në tregun e punës të grupeve që përballen me më shumë vështirësi.

Në fund, ajo potencoi faktin se ndërmarrësia sociale mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e vazhdimësisë së bizneseve që rrezikojnë të mbyllen, përmes mundësimit të bartjes së veprimtarisë te ndërmarrës të tjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors