Kusari-Lila ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga KUSA Economic Growth and Integration with the West Team

Të premten, ministrja Mimoza Kusari-Lila ishte pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga KUSA Economic Growth and Integration with the West Team, në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku u diskutuan domosdoshmëritë dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve në vend.

Me këtë rast, Kusari-Lila kishte theksuar se është kënaqësi e veçantë të rikthehesha në diskutim me KUSA (Kosova United States Alumni), organizatën që bashkon përfituesit e programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të cilën, së bashku me bursistë të tjerë, e themeluam 18 vjet më parë për të ruajtur dhe avancuar lidhjet, përvojat dhe vlerat që sollëm nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Ajo shtoi se gjatë tryezës bashkëbiseduam edhe me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe me anëtarët e KUSA-s, njëkohësisht përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe komunitetit profesional, për mundësitë konkrete të forcimit të klimës së investimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministrja ka potencuar se Kosova ka një popullsi të re dhe dinamike, diasporë të fuqishme, orientim të qartë euro-atlantik dhe potencial të jashtëzakonshëm në sektorë si prodhimi, energjia, bujqësia, turizmi, inovacioni dhe shërbimet.

Sipas saj, fokus i yni mbetet promovimi i Kosovës si destinacion atraktiv për investime dhe krijimi i kushteve që projektet të realizohen shpejt, me procedura të qarta, transparencë dhe mbështetje të koordinuar institucionale.

Ajo në fund të fjalimit të saj i ka falënderuar anëtarët e KUSA-s dhe Ambasadën Amerikane që kontribuuan me ide, përvoja dhe rekomandime konkrete për zhvillimin ekonomik të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors