MARRËVESHJE E BASHKËPUNIMIT PËR PROJEKTIN PARKU TEKNOLOGJIK NË SHTIME

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj Rozeta Hajdari dhe Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Parkut Teknologjik në Shtime.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është investimi për realizimin e projektit të Parkut Teknologjik në Shtime, si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë dhe Komunës për realizmin e projektit në fjalë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të financojë projektin/kontratën “Renovimi i infrastrukturës fizike në Parkun Teknologjik në Shtime” brenda kufijve buxhetor të paraparë në harmoni me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe Kornizës Afatshkurtër të Shpenzimeve (KASH).

Vlera e parashikuar e investimit për renovimin e infrastrukturës fizike të këtij Parku Teknologjik, me hapësirë prej 10.70 ha, do të jetë 179,263.10 euro për realizimin e kontratës, të cilën do ta financoj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Infrastruktura fizike e Parkut Teknologjik në Shtime, është në nevojë  për renovim, për shkak të mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes se infrastrukturës fizike, që nga viti 2008.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes reformës së re legjislative dhe investimeve kapitale në ndërtimin e parqeve industriale e teknologjike, synon:

–          Nxitjen e investimeve,

–          Promovimin e teknologjive të avancuara, aktiviteteve të prodhimit dhe përpunimit, inovacionit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar,

–          Rritjen e punësimit dhe trajnimit,

–          Lehtësimin e punësimit dhe trajnimit,

–          Rritjen e konkurrencës dhe eksporteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors