Masat e përkohshme për produktet bazë, ministrja Kusari-Lila sqaron qëllimin e ligjit

Prishtinë,
23/04/2026

Sipas saj, ky projektligj nuk ndërhyn në çdo produkt dhe nuk përbën masë të përhershme, por aktivizohet vetëm në situata të jashtëzakonshme, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe stabilizimin e tregut.

Ajo sqaroi se masat vlejnë vetëm për 14 produkte bazë, të cilat janë esenciale për jetën e përditshme, duke theksuar se synimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve, veçanërisht në kohë krizash.

Ministrja theksoi gjithashtu se nuk bëhet fjalë për kontroll të përgjithshëm të çmimeve apo ndërhyrje të gjerë në ekonominë e Republikës së Kosovës.

Sa i përket çështjes së bordit, Kusari-Lila tha se pavarësia nuk përjashton përgjegjësinë, duke shtuar se nuk mund të kërkohet njëkohësisht një bord plotësisht i pavarur dhe nën kontroll të plotë, pasi këto janë qëndrime kontradiktore.

Ajo bëri të ditur se gjatë hartimit të projektligjit janë përfshirë kontribute nga akterë të ndryshëm, me qëllim që ligji të jetë gjithëpërfshirës, i balancuar dhe funksional.

Në fund, ministrja theksoi se ky projektligj është një mekanizëm i domosdoshëm për mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e stabilitetit në treg.

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors