Raundi i nënte i Grupit Negociator për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë – CEFTA është organizuar nga Ministria e Ekonomisë, në periudhën 21-22 shtator 2016, në Podgoricë të Malit të Zi.
Në takim kanë marrë pjesë zyrtarë nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Serbia dhe përfaqësues të Sekretariatit të CEFTA-s. Gjatë takimit dyditor u diskutuan ofertat për 12 sektorët e shërbimeve. Oferta do të rishikohet për të identifikuar çështjet për seancën e ardhshme të negociatave. Po ashtu, u diskutua për Protokollin mbi Tregtinë në Shërbime si dhe tendencat në sektorin e shërbimeve në nivel rajonal. Takimi i CEFTA-së u organizuan nga Mali i Zi, i cili mban presidencën e vitit 2016, në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).