Mbahet takimi me Shoqatën e Shpendarëve të Kosovës

ot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ministrja Hykmete Bajrami bashkë me Departamentin e Tregtisë u takuan me përfaqësuesit e shoqatës së shpendarëve të Kosovës.

Në takim, Shoqata e Shpendarëve të Kosovës ngriti shqetësime sa i përket importit të vezëve nga vendet e rajonit, me theks të veçantë nga Shqipëria. Ata shprehën dyshime për çmimet e dampuara të vezëve dhe për kualitetin e tyre për t’u shitur në tregun e Kosovës si vezë të konsumit. Ministrja Bajrami, ofroj gatishmërinë e MTI-së për përkrahjen e këtj sektori dhe kërkoj nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës që të jenë sa më bashkëpunues në ofrimin e informatave të cilat kërkohen. Departamenti i Tregtisë, kërkoj nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës, që të praqesin një kërkesë zyrtare duke i argumentuar të gjitha shqetësime e tyre, të cilat pastaj do të analizohen me kujdes të veçantë nga ana Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Tregtisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors