Mbi 50 biznese nga Kosova marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Slloveni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Slloveni së bashku me mbi 50 biznese pjesëmarrëse nga Kosova, i cili u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Pikërisht pjesëmarrja e lartë e bizneseve nga sektorët prioritar industrial si yje në rritje dhe forcë shtytëse për zhvillim social, ekonomik dhe mjedisor, dëshmon potencialin e madh për bashkëpunim me bizneset sllovene dhe integrim në zinxhirin e vlerës së industrisë automobilistike, të drurit, textilit, teknologjisë informative dhe turizmit dhe dedikimin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Slloveni theksoi Ministrja Hajdari gjatë fjalës së saj.

Përveç Forumit të Biznesit me takime B2B ndërmjet 50 bizneseve kosovare dhe 50 bizneseve sllovene, takime B2B u realizuan edhe me dhjetëra biznese nga Polonia dhe Ukraina.

Organizimi i pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova u realizua nga Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA), kurse akomodimi i të gjitha këtyre bizneseve pjesëmarrêse nga Kosova u sigurua nga partneri i KIESA’së, “Caritas Switzerland”.

 

 

Një mundësi e shkëlqyer!

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors