MEPTINIS organizon Forum konsultativ me odat ekonomike dhe shoqatat tjera të bizneseve për mënyrën e mbështetjes së bizneseve nga projekti i Bankës Botërore

Me qëllim të mbështetjes së bizneseve me potencial për eksport, sot në ambientet e MEPTINIS, përmes video konferencës, u organizua Forumi konsultativ me odat ekonomike dhe shoqatat tjera të bizneseve, të cilat u konsultuan për reflektimin e tyre për mënyrën e mbështetjes së bizneseve nga projekti i Bankës Botërore “Konkurrueshmeria dhe gatishmëria për eksport”.

Reflektimet me sugjerime nga përfaqësuesit përkatës të sektorit privat janë̈ udhërrëfyes për mënyrën e disbursimit të kësaj mbështetje.

Këto reflektime të përmendura sot përfshijnë̈ mbështetjen për bizneset me potencial për eksport, kryesisht subvencionimin e humbjes nga zinxhiri i furnizimit, certifikim të produkteve me standard ndërkombëtare, makineri dhe digjitalizim.

Pjesa e projektit që i dedikohet mbështetjes direkte të bizneseve kap vlerën prej 8.3 milionë eurosh, ndërsa pjesa që mbështet certifikimin e produkteve kap vlerën prej 2.6 milionë eurosh. Projekti planifikohet të fillojë shpërndarjen e mjeteve brenda disa muajve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors