Ministra Bajrami priti një grup investitorësh nga Austria

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot një grup investitorësh nga Austria të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Në takim, ministrja Bajrami u foli musafirëve nga Austria për zhvillimet pozitive në procesin e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë. Ajo i inkurajoi ata që të zgjedhin Kosovën si destinacion për të investuar sepse Qeveria e Republikës së Kosovës po ndërton parakushte të favorshme për investitorët e huaj si dhe ata nga vendi, nënvizoi ministrja. Delegacioni austriak, i kryesuar nga z. Stephan Wagner, falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe për informacionet dhëna. Ata u shprehën optimistë se investimet e tyre në Kosovë do të kurorëzohen me sukses duke krijuar një numër të konsiderueshëm të vendeve të punës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors