Ministri Bajram Hasani priti në takim ambasadoren turke Kivilcim Kiliç

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur, sot, në një takim njoftues ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.

Temë kyce e këtij takimi mes ministrit Hasani  dhe ambasadores Kilic ka qenë krijimi i  një klime sa më të përshtatshme për investitorët,  e në veçanti investitorët turq.

Ministri Hasani dhe ambasadorja Kiliç kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë, marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe atë të turizmit.

Ministri Hasani e ka garantuar ambasadoren se MTI-ja do t’i bëjë të gjitha përpjektjet që të krijohet një ambient sa më i mrië i të bërit biznes mes dy shteteve.

Ambasadorja Kiliç nga ana e saj ka shfaqur përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors