MINISTRI BAJRAM HASANI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E ITALISË, PIERO SARDI

Dje, më 4 shtator, ministri i MTI-së, Z Bajram Hasani priti në një takim pune e përurimi ambasadorin e Italisë, Z Piero Sardi, duke i dëshiruar mirëseardhjen dhe kënaqësinë e takimit dhe të njohjes e të kontakteve.

Ambasadori, z. Sardi, ndërkaq, e përgëzoi ministrin për detyrën e re duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe të pandalshme.

Gjatë takimit ambasadori e informoi Z. Hasani për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, me theks të veçantë për nivelin e investimeve në vend.

Duke përmendur panairet e këtij viti që u mbajtën në Itali, ministri z. Hasani dhe Ambasadori z. Sardi u pajtuan që një panair të tillë ta organizojnë edhe në Kosovë, përmes të cilit do të ofroheshin informacione dhe mundësi të reja për investitorët italianë.

Po ashtu, ministri z. Hasani e informoi ambasadorin edhe lidhur me   projektligjin që është duke u finalizuar për procedim, i cili parasheh tejkalimin e vështirësive burokratike për investime te ne.

Z. Hasani  e siguroi mysafirin se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të krijuar ambient të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorët e huaj dhe sidomos për ata italianë.

Në fund, ministri Hasani, falënderoi ambasadorin Z. Sardi për vizitën duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

 

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors