Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve.
Fillimisht, ministri Hasani shprehi falënderim për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritashëm me shtetin norvegjez duke synuar rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe bashkëpunime në fusha tjera me interes të përbashkët.
Ambasadori Per Strand Sjaastad gjatë takimit shprehi interesim për mundësinë e investimeve ne Kosove ne disa fusha, me theks te veçantë në energji, teknologji dhe turizëm.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për mundësinë e rritjes se eksportit, duke stimuluar prodhuesit vendorë në mënyrë që ekonomia vendore të forcohet dhe të jetë më e qëndrueshme.