Ministri Bajram Hasani priti në takim ministrin Mahir Yagcilar

Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot, priti në takim njoftues ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Në takim, të dy ministrat biseduan për mundësitë kooperuese ndërinstitucionale në fuqizimin e politikave të përbashkëta qeveritare, që janë me interes të përgjithshëm.

Ministri Hasani e njoftoi ministrin Jagxhilar me fushëveprimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen në avancimin e projekteve me interes për ekonominë e vendit.

Po ashtu, fokus i takimit ishte forcimi i institucioneve dhe ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të mundësuar në vazhdimësi implementimin projekteve.

Bashkëpunimi dhe koordinimi mekanizmave institucioanlë do të jetë pikë e vazhdueshme e dikastereve qeveritare, ishte konkluzion i të dy ministrave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors