Ministri Bajram Hasani priti në takim njoftues ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet

Sot, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin zviceran z. Jean Hubert Lebet, i shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit, znj.Anita Schluchter Roth dhe nga drejtori i SCO-së, z. Patrick Etienne.

Ministri Hasani falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht e njoftoi për prioritetet e MTI-se që do të ndërmerren gjatë këtij mandati.

Ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet e uroi ministrin Hasani për marrje e detyrës se re dhe i ofroi mbështetje në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Hasani u zotua se gjatë këtij mandati do të ketë bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet këtyre dy shteteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors