Ju njoftojmë se ministri Bernard Nikaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Arsyeja e dorëheqjes është personale dhe ka të bëjë me avancimin e mëtejshëm akademik. Z. Nikaj do të qëndrojë si studiues mysafir i mbështetur nga bursa Fulbright në Universitetin e Californisë në Berkeley për një semestër.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pranuar kërkesën dhe e ka liruar nga detyra ministrin Nikaj dhe në të njëjtën kohë e ka emëruar ushtrues detyre zv.ministrin aktual në Ministrisnë e Tregtisë dhe Indsutrisë, z.Avni Kastrati, me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, deri në emërimin e ministrit.
Ministri Nikaj i falënderon të gjithë punonjësit e MTI-së, për përkushtimin dhe kontributin e dhëne gjate këtyre viteve të punës së përbashkët në arritjen e reformave të rëndësishme për zhvillimin e sektorit privat dhe mbarë sektorit ekonomik në Kosovë.
Gjithashtu ministri Nikaj falënderon mediat për përcjelljen dhe bashkëpunimin gjatë kohës së punës në MTI.