Ministri Hasani mori pjesë në hapjen e panairit “Forumi i Bizneseve në Prizren”


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit “Forumi i Bizneseve në Prizren”, i cili ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore. Në këtë eveniment biznesor morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Komunës së Prizreni, përfaqësues të Turqisë, përfaqësues të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të komuniteti të biznesit të vendeve të rajonit.

Në fjalimin e tij, ministri Bajram Hasani, u shpreh i bindur se ky organizim do të hapë rrugë të reja për të gjitha bizneset në përgjithësi.

Ai u shpreh: “Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është duke i kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me promovimin e bizneseve, rritjen e eksportit, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, krijimin e vendeve te punës dhe rritjen e konkurrueshmërisë dhe rrjetëzimin e bizneseve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. E tëra kjo për të përkrahur sektorin privat në mënyrë që prodhimi dhe shërbimet e tyre të orientohen në vlerën e shtuar, të ulet deficiti tregtar, të rriten të hyrat në ekonomi dhe të mundësohet rritje e qëndrueshme ekonomike”, tha ministri Hasani.

Më tej, ai theksoi se përmes programeve konkrete të ministrisë që ai e drejton do të ketë  një qasje pragmatike  dhe kreative, duke mundësuar hapjen e  perspektivës për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. “Konkretisht, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në fazën e planifikimit të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për vitin që vjen, që lidhen me përkrahjen dhe promovimin e bizneseve, siç janë: krijimi dhe zhvillimi i zonave ekonomike,  eliminimi i barrierave përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, lehtësimi i çasjes në financa, përmes Fondit për Garanci Kreditore, zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale, përmirësimi i mëtejm i ambientit të të bërit biznes, promovimi i produkteve dhe bizneseve vendore në panaire rajonale dhe ndërkombëtare, etj.”, bëri të ditur ministri Bajram Hasani

Në fund, ministri Hasani konfirmoi edhe njëherë se ai dhe ministria, të cilën e drejton,  do t’i inkurajojnë dhe do t’i mbështesin fuqishëm, organizimet e tilla biznesore, si dhe do të krijojnë kushtet të favorshme për bizneset në përgjithësi dhe në veçanti për prodhuesit vendorë.

Në këtë panair po marrin pjesë rreth 140 biznese nga: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Italia, Norvegjia, Belgjika, etj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors