Ministri Hasani priti ne takim afaristët nga Franca

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim delegacionin e afaristëve nga Franca, të kryesuar nga zyrtari kryesor i prokurimit, Marek Szumlas.

Afaristë francezë shpalosen projektin e tyre për mundësitë investive në Kosovë në fushën e prodhimit të energjisë alternative. Ata kërkuan mbështetje institucionale për të realizuar investimet e tyre në të ardhmen.

Ministri Hasani u shpreh se Kosova çdo ditë po ndërton infrastrukturën ligjore dhe po ofron kushte të favorshme për bizes dhe për investitorët e huaj.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors