Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministres të Tregtisë dhe Industrisë.
Në pritjen e organizuar me këtë rast, ministri i deritashëm Ismet Mulaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministres së re të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatë takimit të zhvilluar, Mulaj e njoftoi ministren Bajrami me stafin me punët e angazhimet e deritashme të MTI-së, si dhe për proceset që janë përpara. Ai po ashtu u shpreh i nderuar që MTI-ja do të udhëhiqet nga një profesorësh e Universitetit, duke i dëshiruar shumë sukses në punën e saj të mëtutjeshme në krye të kësaj ministrie.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi paraardhësin Ismet Mulaj për pritjen e organizuar.
Ministrja Bajrami shprehu besimin në vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të punës dhe sukseseve të MTI-së.