Ministri i Tregtisë dhe Industrisë,  Bajram Hasani priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në një takim njoftues z. Ruairí O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Hasani i ka njoftuar përfaqësuesit e Ambasadës Britanike lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie nën udhëheqjen e tij.

Ai me theks të veçantë përmendi përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, si dhe rregullimin e tregut të brendshëm dhe integrimet ekonomike rajonale dhe ndërkombëtare.

Ambasadori O’Connell e përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re si Ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm që e ka pasur në të kaluarën me MTI-në në realizimin e projekteve dhe prioriteteve strategjike të institucioneve kosovare.
Ai e njoftoi ministrin Hasani për aktivitetet e zhvilluara në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në zhvillimin dhe avancimin të KIESA-s më konkretisht në promovimin e mundësisë së investimeve në Kosovës nëpërmjet organizimit të konferencave B2B, si dhe përkujdesjes ndaj investitorëve, etj. 

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors