Ministri Krasniqi bisedoi me zëvendësambasadorin britanik, Jacob Webber për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka zhvilluar një takim virtual me zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jacob Webber, me të cilin kanë diskutuar për raportet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ai tha se e falënderova zv/ambasadorin për ndihmën dhe mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, si dhe diskutuam edhe për situatën me pandeminë, ku e njoftova për angazhimin institucional të Qeverisë së Kosovës për t’u dalë në ndihmë bizneseve.

Ministri Krasniqi theksoi se biseduam edhe për ligjim për investime strategjike, konkretisht plotësim-ndryshimin e tij, ku parashihet që investitorët e mundshëm do të kenë shumë favore dhe përparësi, duke i eliminuar shumë procedura burokratike, që kanë qenë deri më tash.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors