Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka pritur në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës, ku kanë bashkëbiseduar për problemet e tyre, që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.
Ai i ka njoftuar për raportin, që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja, lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit i kanë nëpër depo.
Ministri Krasniqi i njoftoi ata se në bazë të të dhënave, që janë paraqitur në raport, do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25 për qind të vlerës së produkteve që i kanë në stoqe.

