Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi prit në takim drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
Ministri Krasniqi ka diskutuar me përfaqësuesit e kësaj ode për masat anti COVID-19, problemet e shkaktuara dhe mbështetja qeveritare për këta sektorë, të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Ai, së bashku me të pranishmit kanë biseduar edhe për Ligjin e Turizmit, që trajton më hollësisht zhvillimin aktivitetit afarist të kësaj fushë.
Një tjetër çështje që trajtua, sipas ministrit Krasniqi, ishte edhe luftimi i informalitetit, ku udhëheqësit e kësaj ode u njoftuan për veprimet dhe masat që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka marrë për të parandaluar këtë dukuri.

