Ministri Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e asociacioneve të bizneseve, iu premton ndihmë në tejkalimin e sfidave

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e asociacioneve të bizneseve, me të cilët ka diskutuar rreth planit të mbështetjes për bizneset nga pasojat e pandemisë Covid-19.

Ministri theksoi se do të jetë shumë i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset, për t’iu ndihmuar në kapërcimin e kësaj krize.

Krasniqi theksoi se prioritet i tij do të jetë mbështetja ndaj prodhuesve vendorë në veçanti, duke iu mundësuar qasje sa më të lehtë në fonde dhe njëkohësisht lehtësim në të bërit biznes përmes veprimeve konkrete.

Ministri vlerësoi se ndihma ndaj bizneseve është e domosdoshme për shkak se ekonomia e Kosovës mbahet gjallë nga taksat dhe prodhimi i këtyre bizneseve.

Ndërsa përfaqësuesit e asociacioneve të bizneseve theksuan nevojën e ndihmës së shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ata i prezantuan ministrit sfidat që kanë kaluar dhe vështirësitë që i ka shkaktuar në funksionimin e tyre pandemia Covid-19.

Ministri u shpreh i gatshëm që të krijohet një kontakt i vazhdueshëm deri në normalizimin e situatës dhe rrjedhimisht stabilizimit të ekonomisë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors