“Prodhuesit vendorë janë dhe do të mbeten prioritet i imi”, kështu u shpreh ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë një vizite që i bëri kompanisë “Ballkan Petrol”, saktësisht sektorit të prodhimit dhe përpunimit të vajit motorik “Prim Oil”, në Gërlicë të Kaçanikut.
Ai tha se aty pashë nga afër procesin e prodhimit dhe ambalazhimit të vajit motorik. Ndërsa, nga drejtuesit e kompanisë u informova për vështirësitë me të cilat ballafaqohen ata sidomos në këtë kohë pandemie.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, pos tregut vendor, produktet e kompanisë së tyre tashmë janë pjesë e tregut edhe në shtetet e rajonit dhe më larg.
Ministri i Krasniqi edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai e drejton për t’i ndihmuar bizneset prodhuese dhe njëkohësisht i njoftoi afaristët se me ndryshimin e dy ligjeve: Ligjit për tregti të brendshme dhe Ligjit për tregti të jashtme përfituesit më të mëdhenj do të janë bizneset.




