Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar Zonën Ekonomike të Lipjanit për të parë nga afër se si janë duke u zhvilluar punimet në këtë zonë.
Ministri Krasniqi ka ritheksuar edhe njëherë se Zona Ekonomike në Qylagë të Lipjanit kap vlerën prej 2.3 milionë eurosh, ku përfshin hapësirën prej 25 hektarësh dhe plotëson shumë parakushte për zhvillimin e aktiviteti të bizneseve.
Ministri Krasniqi bërit të ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit kanë ndarë mjetet financiare për të ndërtuar infrastrukturën fizike për këtë zonë, e cila do të jetë në shërbim të bizneseve dhe që do të ndikojë në të ardhmen edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj treve.




