Ministri Nikaj mori pjesë në hapjen e akademisë verore “Mobile Application and Technology“

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, mori pjesë në hapjen e akademisë verore “Mobile Application and Technology”, të organizuar nga UBT, që ka për qëllim avancimin e njohurive te të rinjtë, përkatësisht studentët, për teknologjinë informative dhe aplikacioneve. 

Me këtë rast ministri Nikaj përgëzoi organizatorët për organizimin e akademisë “Mobile Application and Technology” dhe studentët, të cilët do të marrin pjesë në akademi, ku do të kenë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre, njohuritë që kanë marrë gjatë studimeve dhe në të njëjtën kohë të marrin njohuri të reja për fushën që ata kanë zgjedhur. 

“Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka identifikuar sektorin e teknologjisë informative dhe ofrimit të shërbimeve si një prej sektorëve me më së shumti potencial për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, dhe njëkohësisht ka hartuar projekte dhe plane konkrete për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori”, ka thënë Nikaj, në hapje të kësaj akademie verore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors