Ministri Vesel Krasniqi priti në takim ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel, me të cilën kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në Kosovë.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë.

Ai, gjithashtu e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme, që Franca i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme kohore.t. 

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit. 

 

 

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors