Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit vazhdon bashkëpunimin me KRU-të për verifikimin e mjeteve matëse

Zyrtarë të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), së bashku me këshilltarin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kanë zhvilluar sot një takim me kryeshefin e KRU “Bifurkacioni” në Ferizaj, z. Jeton Shabanaj.

Në fokus të takimit ishte zëvendësimi i ujëmatësve me afat të skaduar të vlefshmërisë, me qëllim të garantimit të matjeve të sakta për konsumatorët, rritjes së transparencës dhe forcimit të llogaridhënies.

Gjatë takimit, kryeshefi Shabanaj i njoftoi përfaqësuesit e Ministrisë me projektin aktual për zëvendësimin e 7,500 ujëmatësve, si dhe me planifikimin buxhetor prej 200,000 eurosh për vitin 2027, të dedikuar për furnizimin dhe instalimin e 4,500 ujëmatësve të rinj.

Nga ana tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është në proces të hartimit të Ligjit të ri për Metrologjinë, i cili përcakton qartë kriteret dhe procedurat për verifikimin e mjeteve matëse, duke krijuar një bazë më të qartë ligjore për zbatimin e këtyre kërkesave.

Ministria do të vazhdojë bashkëpunimin me ndërmarrjet publike të ujësjellësit, me synim sigurimin e matjeve të sakta, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e zbatimit të kërkesave ligjore për mjetet matëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors