Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti takimin koordinues të Task Forcës për për Reformën e të Bërit Biznes

Grupi Koordinues (Task Forca) i formuar në kuadër të MTI-së si koordinatore e Reformës së të Bërit Biznes mbajti sot takimin informativ me Grupet Punuese, ku u diskutua për avancimin e mëtejmë të reformave për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, në cilësinë e koordinatores të këtij mekanizmi ndër-institucional, theksoi se në bazë të Vendimit të Qeverisë së Kosovës janë krijuar Grupet Punuese të cilat udhëhiqen nga Ministritë përgjegjëse dhe të cilat në koordinim me institucionet tjera relevante duhet të udhëheqin me këtë proces gjithëpërfshirës reformues. Nga informatat e deritanishme të pranuara nga Grupet Punuese aktive, është vërejtur së është bërë një punë e mirë në indikatorët që ndërlidhen me “Fillimin e Biznesit” dhe “Sigurimi i Lejeve të ndërtimit” ku si institucione përgjegjëse janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ministrja Bajrami kërkoi që një qasje proaktive të jetë prezente edhe në Grupet e tjera Punuese dhe që të identifikohen edhe aktivitetet reformuese që do të mund të realizohen në një afat të shkurtër kohor në mënyrë që të kemi një pozicionim të përmirësuar në rangimin e përgjithshëm të Bankës Botërore për Të Bërit Biznes dhe ky proces reformues të vazhdoj edhe në vitet në vijim. Në vazhdim të takimit u prezantua korniza analitike rreth metodologjisë së re të “Raportit të të Bërit Biznes” të Bankës Botërore ku u shpjeguan kriteriumet matëse që përdoren nga ekipet vlerësuese të Bankës Botërore dhe poashtu u prezantuan edhe raportet analitike për reformat tanimë të implementuara dhe ato që do të raportohen deri në fund të periudhës raportuese nga MTI-ja dhe MMPH-ja duke inkurajuar edhe Grupet Punuese tjera që të përgatisin raportet e tyre përkatëse brenda afatit të përcaktuar kohor. Në përmbyllje, Ministrja Bajrami ritheksoi domosdoshmërinë e këtij procesi reformues duke potencuar rëndësinë që e ka Raporti i Bankës Botërorë për “Të Bërit Biznes” në përmirësimin e imazhit dhe promovimin e Kosovës si vend i përshtatshëm për investime por edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e BPV-së dhe uljen e korrupsionit pasiqë është vërtetuar nga përvojat e vendeve të tjera se përmirësimi i rangimit në Raportin e të Bërit Biznes ka pas ndikim të drejtpërdrejtë në indikatorët e lartpërmendur. Në fund të këtij takimi, Ministrja Bajrami falënderoi përfaqësuesit e Grupeve Punuese si dhe projektin mbështetës “Partneriteti për Zhvillim” (USAID) për kontributin e tyre në misionin e përbashkët për përmirësimin e mjedisit afarist.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors