Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi marrëveshje me ADA-në, për t’i ndihmuar bizneset kosovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), e cila do t’i shërbejë sektorit privat për të krijuar intervenime lehtësuese, të cilat do ta zhvillojnë edhe me tutje sektorin privat dhe do të ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë marrëveshjen e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci, ndërsa në emër të ECIKS, partnerit implementues të ADA-s marrëveshjen e ka nënshkruar projekt-menaxheri, Durim Hoxha.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës me Austrinë dhe vlerësoi lartë rolin e këtij shteti në mbështetje të bizneseve kosovare.

Ndërsa sekretari Rreci tha se e kanë mbështetjen e ministrit Krasniqi për t’i çuar proceset përpara dhe nismat që mbështesin bizneset e Kosovës.

Ndërsa shefi i zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillimit (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer, tha se Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përmes projektit ACCESS vazhdon përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të ndërmarrjeve private dhe luftimit të varfërisë.  Sipas Zimmer, ky projekt do të ketë impakt në zhvillimin rural, arsimin e lartë, stimulimin e investimeve të huaja dhe fuqizimin e sektorit privat.

Projekti do të  rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuojë në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare.

Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.

Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje tregu dhe konsulentët e bizneseve të mund të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors