Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e “Zonës Agro-Industriale” në Suharekë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Suharekës ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sali Asllanaj.

Me këtë rast, ministrja Bajrami dhe kryetari Asllanaj nënshkruan Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për financimin e Zonës Agro-Industriale në Samadraxhë të Komunës së Suharekës. Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po punon me përkushtim në përmirësimin e kushteve për bizneset dhe se do të vazhdojë të financojë ndërtimin e zonave industriale nëpër komunat e Kosovës. Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2016 është 243,762.30 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 200,000.00 euro, ndërsa Komuna e Suharekës me 43,762.30 euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors