Ministrja Bajrami dekorohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me çmimin “Made in Kosova” për mbështetjen e prodhuesve vendorë

Në eventin e organizuar me rastin e lansimit të videos “Made in Kosova” në kuadër të fushatës promovuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e konsumimit të prodhimeve vendore për ekonominë e Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dekoroi ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me çmimin “Made in Kosova.”

Çmimi iu nda me motivacion për kontribut të veçantë në promovimin dhe mbështetjen e prodhimeve vendore. Ministrja Bajrami falënderoi organizatorët për ndarjen e këtij çmimi dhe u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ajo si udhëheqëse e këtij dikasteri do të jetë një avokuese e fortë e fuqizimit të prodhimit vendor sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjen e prosperitetit të qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors