Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen solemne të panairit shtëpiak “M SORA Expo 2017” i cili u hap në Parkun e Biznesit në Drenas.

Në adresimin e saj, ministrja Bajrami tha se është kënaqësi që ndërmarrjet të cilat funksionojnë në Parkun e Biznesit në Drenas po lëvizin me shpejtësi drejt zhvillimit dhe rritjes, drejt zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë. Ky është në fakt objektivi ynë, pra integrimi i kompanive nga Kosova brenda zingjirit ndërkombëtar të vlerës, tha ministrja, e cila vazhdoi se është lajm i mirë se rritja ekonomike po ndodhë nëpër tërë vendin falë angazhimeve që kemi pasur së bashku për të përmirësuar ambientin e biznesit në vendin tonë si në aspektin e ndërtimit të legjislacionit modern, reduktimit të barrierave, rritjes së efikasitetit të shërbimeve shtetërore për biznesit por edhe ndërtimit të infrastrukturës për punë të bizneseve, tha ajo.
Më tej, znj. Bajrami theksoi se jemi të lumtur se e kemi vënë në binar pozitiv dhe mjaft optimistë rritjen ekonomike, e cila është më e madhja në rajon, dhe e cila do të vazhdojë edhe vitet në vijim.
Ministrja Bajrami i inkurajoi bizneset ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë panair që të fillojnë aktivitetin e tyre prodhues në Kosovë sepse vendi ynë ofron mundësi të shumta për afarizëm përmes politikave shumë favorshme që janë krijuar nga Qeveria e Kosovës, potencoi ajo.