Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në hapjen e Panairit të produkteve bujqësore dhe agroindustriale “Prishtina 2016”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës: kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministra të fushave ekonomike dhe bujqësore, si dhe përfaqësues të odave ekonomike të: Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe prodhues vendorë dhe rajonalë.
Në këtë panair po prezantohen produktet nga më të ndryshmet të prodhuesve vendorë dhe të prodhuesve të vendeve të ndryshme të rajonit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e udhëhequr nga ministrja Hykmete Bajrami, është duke kontribuar në vazhdimësi në zhvillimin e ndërmarrësisë në përgjithësi dhe njëherësh e ka mbështetur financiarisht këtë panair, duke i dhënë shtytje zhvillimit të ndërmarrësisë si dhe afirmimit të zhvillimeve ekonomike, që po ndodhin tashmë në përgjithësi në Kosovë