Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, së bashku me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, sot morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës Tregtare QTX, në Xerxë.
Ministrja Bajrami, në fjalën e saj përshëndetëse, tha se hapja e 70 vendeve të punës është tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe njëherësh falënderoi pronarët për investimin e bërë. Ndër të tjera, ajo tha se zhvillimi ekonomik po ndodh sepse është agjendë e të gjitha ministrive të Qeverisë Mustafa, dhe jo vetëm e një ministrie.
Në fund të fjalës së saj, ajo informoi të pranishmit për të gjitha aktivitetet që po ndërmerr Qeveria për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovë.