Ministrja Bajrami mori pjesë në inaugurimin e selisë së re të fabrikës “Kalaja Epox”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen e fabrikës “Kalaja Epox” në Shtime, që merret me përpunimin e rrëshirave epokside.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami tha se është kënaqësi të marrësh pjesë në përurimin e fabrikave dhe në këtë rast të kësaj fabrike që merret me përpunimin e rrëshirave epokside. Ministrja shtoi se gjatë këtij viti janë përuruar disa fabrika dhe janë promovuar shumë biznese, gjë që tregon rezultatin e punës së institucioneve të Kosovës për të krijuar një ambient më të mirë për bizneset, si dhe duke krijuar vende të reja të punës.

Ministrja Bajrami potencoi se “ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë ndjehemi mirë se kemi arritur të krijojmë përmes bashkë-investimit Zonën Ekonomike në Shtime për të mbështetur bizneset e kësaj ane.”

Po ashtu, znj. Bajrami shtoi se: “Ne kemi politika fiskale shumë të mira, taksa të ulëta, jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset për ta përmirësuar ambientin e biznesit, kemi qasje në tregun e BE-së pa taksa, dhe kemi hyrë në fazën e dytë të përgatitjes së pakos fiskale me të cilën do t’i lirojmë nga taksa doganore të gjitha produktet të cilat hyjnë në procesin e prodhimit.” Ajo u uroi suksese pronarëve të kësaj fabrike në punën e tyre dhe tha se qeveria e vendit do të mbetet e përkushtuar t’i fuqizojë bizneset tona. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors