Ministrja Bajrami mori pjesë në konferencën me temën“ Një vit i reformës fiskale”

Ministrja Bajrami mori pjesë në konferencën me temën“ Një vit i reformës fiskale” organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale-STRAS.

. Midis referuesve në këtë konferencë u paraqit edhe Znj. Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së, e cila, në kontekst të temës bosht, paraqiti një gamë të tërë objektivash dhe realizimesh nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke ilustruar me shifra e fakte. Kështu, nga KIESA (Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve) që vepron në kuadër të MTI-së, vetëm për periudhën 2015 – 2016 janë mbështetur për promovime në panaire, brenda dhe jashtë vendit, 268 kompani dhe 142 të tjera, që do të thotë gjithsej 410 kompani. Ka pasur po ashtu edhe 13 aktivitete promovuese dhe, deri në fund të vitit planifikojmë edhe pjesëmarrjen në katër panaire të tjera. Ndërkaq në panairin e organizuar “Gratë në biznes” kanë marrë pjesë 60 biznese dhe OJQ. Një hapësirë me vete në fjalën e ministres Bajrami zuri edhe puna dhe aktiviteti i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), duke shpalosur detaje dhe shifra të shumta të bizneseve të regjistruara, sikundër edhe raportin e progresionit me ato të çregjistruarat. Është për t’u vlerësuar, shtoi ndër të tjera ajo se vetëm prej janarit të këtij viti e deri me 15 shtator, janë regjistruar 1789 biznese me pronare femra. Një pjesë të mirë të fjalës së saj, ministrja ia kushtoi edhe racionalizimit të shpenzimeve, përmirësimit të dhënies së shërbimeve, eliminimit të burokracisë, unifikimit të numrit të biznesit me doganën e të tjera. Një punë e mirë është bërë edhe në përmirësimin e ambientit të biznesit, – shtoi ajo, – dhe kjo reflekton edhe në Raportin e BB, por edhe për adresim të të gjitha kërkesave të asociacionit të biznesit. Duke përfunduar, ministrja Bajrami ua kujtoi të pranishmëve se janë hequr të gjitha barrierat tregtare. E shumta, mund të ketë mbetur vetëm ndonjë e pavënë re ose e paparaqitur dhe e pa adresuar nga subjektet biznesore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors