Ministrja Bajrami mori pjesë në organizimin për nder të 13 vjetorit të veprimtarisë së “Sigal Uniqa Group Austria” në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të 13 vjetorit të fillimit të veprimtarisë së kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” në Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë pritje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e kësaj kompanie nga Austria, Shqipëria, dhe përfaqësues të bizneseve vendore. Ministrja Bajrami, në emër të Qeverisë së Kosovës uroi 13 vjetorin e fillimit të veprimtarisë së kësaj kompanie në Kosovë dhe informoi pjesëmarrësit se qeveria është e angazhuar në krijimin e një ambienti stabil makro-fiskal. Po ashtu, ministrja Bajrami theksoi që është duke u punuar vazhdimisht në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vend që u dëshmua edhe në raportin e publikuar nga Banka Botërore “Të bërit biznes 2017” ku Kosova u ngrit në pozitën e 60-të në nivel botëror. Ministrja Bajrami, përveç tjerash, nënvizoi se bizneset janë partnerët kryesorë që ndikojnë në përmirësimin e ambientit të biznesit, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors