Ministrja Bajrami mori pjesë në Tryezën me Gratë Afariste në Rajonin Lindje

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Tryezën me Gratë Afariste në Rajonin Lindje. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Agjencionit për Zhvillim Rajonal (ARDA) në rajonin e lindje, Valbona Tahiri, si dhe gratë ndërmarrëse të këtij rajoni.

Ministrja Bajrami vlerësoi kontributin e grave afariste për zhvillimin e sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo tha se ministria që ajo drejton, përkatësisht qeveria e Kosovës janë duke u angazhuar në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe fuqizimit të rolit të grave në ndërmarrësi. Ky angazhim është vënë re edhe në veprimet e ndërmarra nga qeveria si: krijimi i Fondit për Garanci Kreditore, çertifikimi i produkteve me standarde ndërkombëtare, implementimi i MSA-së, dhe një varg veprimesh tjera, theksoi znj. Bajrami. Po ashtu, ministrja Bajrami tha se anëtarësimi i Forumit Ekonomik të Gruas në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) do mundësojë përfaqësimin e drejtë të interesit të grave në dialogun me institucionet shtetërore dhe kjo dëshmon se institucionet qeveritare po përkujdesen që roli i gruas në ndërmarrësi ta zë vendin e merituar edhe në aspektin e vendimmarrjes. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë tryezë, ministrja Bajrami e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, vizituan ndërmarrjen ‘Atele V&K,’ biznes ky që drejtohet nga gratë. Ministrja Bajrami përgëzoi drejtueset e këtij biznesi për punën që janë duke e bërë dhe theksoi që MTI do t’i përkrah në promovimin e produkteve pasi që kanë potencial për të depërtuar në tregun ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors