Ministrja Bajrami po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrës. Në këtë forum po marrin pjesë liderë global të fushës së turizmit nga institucionet shtetërore, akademike dhe nga bota e biznesit.

Ky program realizohet me mbështetje të projektit Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP),  i financuar nga BE dhe ka për qëllim fuqizimin e  aftësive konkurruese dhe kapacitetit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës në katër sektorë të industrisë: përpunimi i drurit, përpunimi i metaleve, përpunimi i plastikës dhe gomës, prodhimi i mallrave të tekstilit, veshmbathjes dhe  lëkurës.

Në sesionin e parë informues i cili u mbajt në Pejë, bizneset e këtij rajoni u informuan nga përfaqësuesit e KIESA-s dhe ICEP lidhur me procedurat e aplikimit dhe mundësive që ofron ky program.

Programi i CDP-së ofron këshilla praktike, aftësim dhe trajnim në menaxhim të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, efikasitetin e prodhimit, logjistikë dhe kontroll. Ndihma këshilluese do t’i përshtatet nevojave zhvillimore të ndërmarrjeve përkatëse dhe ofrohet nga ekspertët ndërkombëtar të industrisë, së bashku me konsulentë vendorë.

Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CPD) do të ketë sesione informuese në komunat e Kosovës ku përfaqësuesit e kompanive do të kenë mundësi të informohen më në detaje lidhur me këtë program.

Sesionet informuese do të mbahen si në vijim:

Prizren, Hotel “Theranda” 04.05.2017, ora 10:00

Mitrovicë, Hotel “Palace” 05.05.2017, ora 10:00

Gjilan, Hotel “Kristal” 10.05.2017, ora 10:00

Prishtinë, Hotel “Nartel” 11.05.2017, ora 10:00

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors