Ministrja Bajrami priti Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Andreas Ferrarese.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Ferrarese rreth reformave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes dhe krijimit të lehtësirave për investime. Qeveria e vendit, tha ministrja, e ka vendosur si prioritet punën rreth lehtësimit të ambientit biznesor në vend dhe për këtë arsye po punohet me intenzitet të lartë. Ajo theksoi se Kosova paraqet potenciale të konsiderueshme për rritjen e prezencës së investitorëve italianë në vendin tonë.

Nga ana tjetër, Ambasadori Ferrarese theksoi se shteti italian është i interesuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Kosovës. Ambasadori u pajtua poashtu se Kosova ka mjaft parakushte të cilat mund të tërheqin më shumë investitorë nga Italia dhe për këtë arsye premtoi angazhim nga ana e ambasadës si dhe institucioneve relevante italiane.

Ministrja Bajrami dhe Ambasadori Ferrarese u pajtuan se do të angazhohen së bashku në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik të të dyja vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors