Ministrja Bajrami priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Temë e takimit ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadorin me sfidat si dhe me zhvillimet pozitive të cilat janë shënuar nga Qeveria e Kosovës në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist në vend si dhe me planet në të cilat po punohet në drejtim të rritjes së performansës ekonomike. Nga ana tjetër, ambasadori O'Connell shprehu mbështetjen e qeverisë britanike për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe në inkurajimin e bizneseve nga Britania që të investojnë në vendin tonë. Në takim, bashkëbiseduesit folën edhe rreth përgatitjeve që po bëhen rreth organizimit të Forumit për Investime dhe Tregti në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që do të mbahet në fillim të nëntorit të këtij viti në Londër. Palët u pajtuan që të përgatiten sa më mirë në mënyrë që ky forum të përcillet me rezultate konkrete në drejtim të forcimit të partneritetit ekonomik në mes të të dyja vendeve mike

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors