Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot drejtorin menaxhues të Kompanisë „Evroenergie, z. Hamdi Malushaj.
Ministrja Bajrami shprehu zotimin e plotë të MTI-së për të dëgjuar me vëmendje çdo kërkesë që vjen nga komuniteti i biznesit dhe kompanitë e interesuara për të investuar në Kosovë, qofshin ato nga vendi apo nga jashtë. Ajo rikonfirmoi se MTI do të jetë e përkushtuar që të punojë ngushtë me të gjithë investitorët potencialë, me qëllim të lehtësimit sa më të madh të procesit që ka të bëjë me realizimin e investimeve të tyre në vend.
Drejtori menaxhues i kompanisë “Evroenergie“ shpalosi profilin dhe aktivitetet e kompanisë së tij, e cila operon në fushën e energjisë, duke informuar ministren Bajrami rreth projekteve në të cilat ata janë të angazhuar, përfshirë edhe konferencën me karakter ndërkombëtar “Energy Market South East Europe”, e cila do të mbahet më 15 dhe 16 tetor 2015, në Prishtinë.