Ministrja e Tregtisë dhe Industrië, Hykmete Bajrami, priti sot në takim, z. Khaled Daaboul dhe z. Jihad Daaboul, përfaqësues të kompanisë Madar Group nga Egjipti.
Afaristët u njoftuan nga Ministrja Bajrami për ambientin e të bërit biznes në vend dhe rreth mundësive të mira që ofron Kosova për investime. Po ashtu, ministrja Bajrami informoi bashkëbiseduesit edhe për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe CEFTA-n, të cilat i ofrojnë prodhuesve në Kosovë qasje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e vendit ka gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me investitorët që janë të interesuar për investime në Kosovë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë Madar Group, falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe shprehën interesimin e tyre për të investuar në Kosovë.