Ministrja Bajrami priti në takim investitorët nga Amerika

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Sutherland Global Services nga Amerika, z.Sushmit Sarkar, znj.Kamelia Panayotova dhe znj. Antoniya Petrova.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë  që ofron Kosova për investitorët e huaj. Me këtë rast, ministrja Bajrami i informoi investitorët për reformat programore që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në përmirësim të ambientit të të bërit biznes. Ndër të tjera, ministrja Bajrami përmendi Ligjin për Investime Strategjike, zhvillimin e Zonave Ekonomike dhe unifikimin e numrit të biznesit. Ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për të gjithë investitorët e interesuar për të investuar në Kosovë.

Në anën tjetër, afaristët falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe shprehën interesim për të investuar në Kosovë në fushën e teknologjisë informative.

 

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors