Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e AKB-së, Agim Shahinin

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe kryetari i Odes Kosovare të Biznesit(AKB),

Agim Shahini diskutuan për zhvillimet në fushën e tregtisë dhe industrisë, veçmas për rëndësinë që ka mbështetja e prodhimeve vendore, lehtësirat në të bërit biznes në Kosovë, si dhe për promovimin e prodhimeve përmes fushatave promovuese, sikurse që është java e prodhimeve vendore. Kryetari Shahini e informoi ministren Bajrami për planet e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe për kontributin e AKB-së, në funksion të zhvillimit tregtar dhe ekonomik. Me këtë rast, Shahini e përgëzoi ministren Bajrami për punën dhe kontributin e saj, si dhe e falënderoi për përkushtimin në avancimin e zhvillimit ekonomik, dhe përkrahjen e prodhuesve vendor.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors