Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e komunes së Lipjanit z. Imri Ahmeti. Në takim u bisedua për gjendjen ekonomike në vend, rolin e komunave në zhvillim ekonomik si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Ministrja dhe kryetari me theks të vecantë biseduan për projektin e përbashket që kanë MTI dhe komuna e Lipjanit “Zona Ekonomike në Qylagë”, ministrja Bajrami u informua nga kryetari Ahmeti për zhvillimet e fundit rreth projektit dhe njëkoh ësisht u zotua se MTI do të mbeshtesë ketë projekt edhe në vitin 2017. Ministrja dhe Kryetari Ahmeti u dakorduan se shpejt të organizojnë një tryezë me bizneset në komunën e Lipjanit.